Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti kërcënimin e tij për të "ngrirë" ofertat e anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës, nëse aleanca ushtarake nuk përmbush kushtet e Ankarasë. Në një samit të NATO-s në Madrid në fund të qershorit, Erdogan u bëri thirrje të dy vendeve të "bëjnë pjesën e tyre" në luftën kundër terrorizmit dhe i akuzoi ata se po ofrojnë një strehë për militantët kurdë .