Tre të akuzuarit për vrasjen e Anesti Ramës kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në fshatin Frashër të Patosit, ku viktima u dhunua për vdekje në banesën e tij.