Besimtarët myslimanë festojnë sot ditën e parë të Fitër Bajramit, i cili për të dytin vit festohet nën masat e pandemisë së covid-19. Ashtu siç ishte njoftuar, falja e namazit të bajramit u zhvillua në sheshin Gensher duke mbledhur aty mijëra qytetarë. Sikurse shihet edhe në pamjet e mëposhtme sheshi është mbushur me besimtarë për faljen e namazit.