Bosi famëkeq meksikan i drogës, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, u varros në një arkivol të artë nga familja e tij. Lideri i kartelit vdiq pasi u plagos gjatë një përplasjeje me armë mes truprojave të tij dhe forcave speciale meksikane, të cilat ishin dislokuar për ta kapur para disa ditësh. 59-vjeçari, themelues i një karteli famëkeq ishte njeriu më i kërkuar në Meksikë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kishin ofruar shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacione që do të çonin në arrestimin e tij. Vdekja e tij shkaktoi valë të gjerë dhune hakmarrëse, gjatë së cilës anëtarë të kartelit dogjën automjete dhe bllokuan rrugë në 20 shtete të Meksikës. Pjesëtarë të Gardës Kombëtare u angazhuan në numër të madh për të parandaluar shpërthimin e dhunës gjatë ceremonisë mortore pranë qytetit të Guadalajara, në shtetin e Jalisco, një bastion i kartelit.