Ndryshe nga deficiti tregtar që kemi në tregtinë e jashtme, një fushë në të cilën Shqipëria ka suficit tregtar është ajo e fruta-perimeve. Vendi ynë që nga 2013 ka vijuar një rritje graduale të rritjes së eksporteve për këto produkte. Frutat dhe perimet ishin grupi i gjashtë më i eksportuar në vend, pas naftës, veshjeve të këmbës, gizës dhe çelikut dhe veshjeve tekstile. Eksperti Alban Zusi shprehet se kjo rritje vjen falë një sërë reformash në sektorin e bujqësisë. Sipas tij është momenti që të zhvillohet edhe blegtoria.