Emigracioni masiv po redukton fuqinë punëtore dhe mund të ndikojë në afatgjatë ecurinë e rritjes ekonomike të vendit. Shqetësimin e ka ngritur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit për periudhën 2022 – 2023, të përgatitur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.