Studentët e Vlorës janë ngritur në protestë, duke kërkuar bojkotimin e procesit mësimor dhe bashkimin e studentëve të tjerë në këtë nismë. Edhe pse protesta ishte parashikuar të niste në orën 12:00, një grup studentësh kanë marshuar më herët nga Xhamia e Plumbit në drejtim të Universitetit “Ismail Qemali”, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Humane.