Top Channel/ E vërteta e skandalit të bursave, flet mësuesja që koordinoi projektin: E urdhëroi…
03/08/2024 19:33

Me një mal me dokumenta në duar, Valentina Lamaj flet për herë të parë. Pas skandalit të projektit mashtrues me bursat për në SHBA, ku rezultoi e përfshirë edhe Ministria e Arsimit, me e-mail-in e siguruar nga Top Channel që e ashtuquajtura Klea Rama i dërgonte zv ministres; mësuesja e anglishtes në gjimnazin qemal Stafa e përzgjedhur me votim si drejtoreshë kabineti e projektit “lets talk about us”, ka vendosur të thotë të vërtetën e saj. Teksa ka mbajtur pa të drejtë siç rezultoi nga hetimi, peshën e përgjegjësisë para arrestimit të autorit 20 vjeçar që shtirej si mbesa e kryeministrit. “Unë kam qënë çdo ditë në punë dhe nuk kisha procedim penal në asnjë moment. Janë zbuluar të dhënat e mia, Ministria e Arsimit duhet të flas. Kush na mbron ne? Duhet të më mbronin që në fillim. Ministria ka qënë në projekt hap pas hapi. Ministria na ka kontrolluar në vlerësime. A e dini që vetëm në një seancë zoom-i ka pasur 15 persona mbikqyrës si kryhej ky proces? Unë kam një detyrim para prindërve, para nxënësve. Duhet të dalin hapur e të na thonë si është e vërteta. Kemi qënë 68 koordinatorë dhe të gjithë prisnim mirënjohje, jemi lodhur aq shumë. Të gjithë nxënësit morën kohë nga matura shtetërore. Kush e mban koston e tyre? Kush e mban koston e këtij shqetësimi tim psikologjik?” Projekti i urdhëruar të niste që në shtator, është zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug të Shqipërisë, nën mbikqyrjen e Ministrisë së Arsimit ku janë angazhuar qindra maturantë gjatë një viti shkollor. Një punë jashtë orarit mësimor e pavlerë, pasi projekti rezultoi që ishte një gënjeshtër. “Si mund të dyshonim unë dhe nxënësit kur mësuesit pas vlerësimit merrnin certifikatë nga ministrja me vulë? Projekti gjatë gjithë kohës ishte i mbikqyrur. Drejtuesja e ZA së Durrësit ka hedhur shortin live në zoom. Janë komisione që janë ngritur. Këto janë raporte që vinin nga Ministria e Arsimit!” Identiteti i rremë i krijuar në emrin Klea Rama, si mbesa e kryeministrit ishte një presion i madh për realizimin e projektit deklaron mësuesja Lamaj. Ndërkaq zbulon pamundësinë e komunikimit verbal me të. “Komunikimi i vetëm i yni ka qënë nëpërmjet ëhats app-it. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë zë. Edhe kur kam patur për ta telefonuar në ëhats app , pasi numër nuk kemi patur, nuk është përgjigjur asnjëherë. Por gjithmonë unë e 68 koordinatorët në të gjithë Shqipërinë kemi punuar jashtë orarit mësimor, punë të papaguar. Nga kjo punë kam kërkuar dorëheqjen por smë është pranuar. Duke pasur atë pozicion emri të “mbrojtur” bëri që shumë e morën të mirëqënë dhe na thoshin “e dini kush është? Nga vjen ky projekt?! Pra një flluskë sapuni në fund” . ‘Let’s talk about US” filloi si një projekt informues për universitetet amerikane, tregon më tej mësuesja e anglishtes, por fazat u shtuan deri edhe në kryerjen e formatit të provimeve të maturës në platforma digjitale zoom për përzgjedhjen e maturantëve më të mirë, “Nxënësit kanë konkurruar me projekte, kanë bërë një konkurs për ese më të mira, dhe më pas kanë bërë në zoom provime të maturës shtetërore që të zgjidhnin se në cilët nga universitetet do të studionin”. Ky skandal duket se ende nuk ka prekur nga ana ligjore Ministrinë e Arsimit, të cilët vazhdojnë të heshtin…

Top Channel/ Me 2 kallashë e 1 armë terrorizojnë lagjen e dhunojnë burrin në Shkodër, pamje të rënda
12/11 16:13
Top Channel/ 35 vite Shoqata Tirana. “Nderi i Kombit” feston përvjetorin
12/11 15:44
Top Channel/ 250 vende të lira në ushtri. Fushata e rekrutimit mbërrin në Gjirokastër
12/11 15:42
Top Channel/ 17-vjeçari arrestohet për shpërthimin e tritolit në makinën e punonjëses së bashkisë
12/11 15:42
Top Channel/ Bllokohen lodra dhe ushqime. Dogana ndalon 156 mijë njësi ushqimesh dhe lodrash
12/11 15:40
Top News – Tjetërsoi pronat te Kadastra, pastaj u bë drejtor spitali, arrestohet Arben Voja në Fier
12/11 15:36
Top News- Bllokuan bulevardin dhe rrugët/ Policia gjobë administrative 26 protestuesve
12/11 15:31
Top News – Rama nga Dublini/ Samiti I Natos në Tiranë dhe protestat ne Shqipëri
12/11 15:28
Top Channel/ Rama: Udhëheq Shqipërinë në BE. Mohon marrëveshjen për Sazanin
12/11 15:09
Top News – Shisnin drogë në shkolla, arrestohen 2 persona në Laç, iu gjenden edhe armë
12/11 15:09
Top News – TVSH për profesionistët e lirë në Kushtetuese / Avokati flet për pasiguritë juridike
12/11 14:47
Top News – Dy plagosje me thikë në Fushë Krujë/ Një i arrestuar, dy vëllezër në kërkim
12/11 14:12
Top News – Ekzekutimi mafioz i shqiptarit në Belgjikë. Arrestohen 4 persona të dyshuar
12/11 14:12
Top News – “Politico” vë në pikëpyetje samitin e NATO-s, Nufi-Media ka keqinterpretuar deklaratën
12/11 13:42
Top News – ‘Nuk jam i frustruar’. Rama nga Dublini: Shqiptarët më kanë votëbesuar masivisht
12/11 13:37
Top News-Tritoli në makinën e zyrtares së Bashkisë/Elbasan, vihet në pranga bashkëpunëtori 17-vjeçar
12/11 13:30
Top Channel/ Zbardhet atentati me tritol, arrestohet një nga autorët e dyshuar, nis hetimi
12/11 12:38
Top Channel/ Korça po humbet popullsinë, bilanci më negativ në vend, 220 vdekje më shumë se lindje
12/11 12:29
Top News – ‘Keni ulur euron, mos rrisni edhe TVSH-në’. Turizmi kundërshton paketën fiskale
12/11 12:26
Top Channel/ Shqiptarët duan të mbajnë Tuzin, synojnë të ruajnë drejtimin e komunës në vendoret 2027
12/11 12:15