Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare Artan Lame . Ai ndodhej në një spital në Gjermani ku ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje kirugjikale për shkak të problemeve kardiake . Artan Lame do të mbahet mend për angazhimin e tij si studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.