Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja. Kanë qenë familjarët që s’kanë mundur dot të kontaktojnë me 48-vjeçarin gjatë ditës dhe kanë njoftuar policinë.