Situata në Gaza përsa i përket mungesës së karburantit vazhdon të rëndohet edhe më shumë. Një litër naftë kushton 17.5 euro, gjë që e bën të pamundur për banorët ta blejnë. Ata detyrohen që naftën ta zëvendësojnë me vajin e gatimit. Për këtë situatë foli edhe një shofer palestinez, i cili shprehet se në vënd të naftës, po përdorin vaj gatimi, pasi nafta nuk është e disponueshme, ose edhe kur është, kushton shumë shtrenjt.