Sekretari amerikan I shtetit Antony Blinken tha të martën se shtetet e bashkuara dhe vendet e tjera të rajonit po analizojnë alternativat lidhur me qeverisjen e Rripit të Gazës në të ardhmen nëse militantët e Hamasit largohen nga qeverisja. Zyrtari I lartë amerikan gjatë raportimit para një komisioni të Senatit, sipas reuters, pohoi se “Status quo” nuk mund të vazhdonte më për këtë pjesë territori të qeverisur nga grupi terrorist.