Top Channel/ Dyfishohen emigrantët në rrugën ballkanike, Frontex “jep alarmin”: Shumë nisje nga Vlora!
15/10/2022 18:53

Jo vetëm vazhdon të mbetet aktive, por e ashtequajtura rrugë ballkanike po ringjall sërish shqetësimin e BE-së, për shkak të shtimit të ndjeshëm të numrit të emigrantëve që po kalojnë prej saj. Një raport i fundit i Organizatës Europiane të Kufijve FRONTEX që u referohet të dhënave të emigrimit për nëntë muajt e vitit 2022, tregon se vetëm në shtator u evidentuan 19.160 persona , dy herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Raporti vlerëson se numri i lartë i kalimeve të paligjshme kufitare në shtator mund t'i atribuohet përpjekjeve të përsëritura të kalimit nga emigrantët tashmë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është pjesë e Rrugës Ballkanike ku emigrantët e parregullt hyjnë nga Greqia dhe udhëtojnë drejt vendeve perëndimore duke kaluar drejt Malit të Zi apo përmes Portit të Durrësit për në Itali. Me shqetësim, raporti evidenton tendencat e emigrimit të paligjshëm janë shfaqur edhe përmes hapësirës detare nga Vlora në brigjet italiane.Në përpjekje për t`iu përgjigjur presionit të lartë të emigrimit, Frontex ka vendosur më shumë se 2360 oficerë dhe staf në seksione të ndryshme të kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Moldavi. Sipas përllogaritjeve paraprake në nëntë muajt e parë të këtij viti, ka pasur rreth 228 mijë hyrje të parregullta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian me një rritje prej 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në muajin gusht ndërkohë, mediat britanike shkruanin se 40% e emigrantëve që hynin në Mbretërinë e Bashkuar me gomone, ishin nga Shqipëria. Vitin e kaluar, sipas të dhënave qeveritare, La Manshin e kaluan 757 shqiptarë. Pamjet: AFP

Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23