Top Channel/ Dy të rinjtë, heronjtë e ditës! Rrëfejnë si i shpëtuan jetën një 31-vjeçari në Pogradec
05/12/2024 21:57

Ditën e sotme në Pogradec një 31-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës. Nën efektin e narkotikëve, pas kritikave të familjarëve për të hequr dorë nga konsumi i tyre, ky shtetas hipi në dritaren e apartamentit në katin e gjashtë, në lagjen nr 4 të qytetit. Së pari nëna e tij në moshë të thyer ka tentuar të mos lejojë të birin të hidhej, por më pas dy adoleshentë, 19-vjeçari Ernest Dautllari dhe tjetri Erik Oshafi të cilët po kalonin në afërsi të pallatit, pasi panë 31 vjeçarin që po tentonte të hidhej nga dritarja e apartamentit, vrapuan të parët dhe ndërhynë për ta shpëtuar. Rrëfimi i dy të rinjve Në atë moment para se të shkonim tek vendi ku ndodhi vendngjarja ishim ne xhami për t’u falur pasi jemi besimtar. Pasi mbaruam ritualin u nisëm për të shkuar në shtëpinë time dhe duke ikur rrugës pamë që disa gra dhe fëmijë po bërtisnin. Ngritëm kokën lart dhe pamë një djalosh që po tentonte t’i jepte jetës fund. Ishte në pallat në katin e 6-të, tek motori i kondicionerit. Në momentet e para po i flisnim duke i thënë ‘nuk duhet ta bësh, pasi je ende i ri’. Rreth 4 minuta më vonë vijnë 2 policë, të cilët i kishin njoftuar njerëzit që ishin mbledhur në vendngjarje. Dhe policët nisën t’i flisnim me fjalë të mira, që mos t’i jepte fund jetës. U përpoqën ta mbanin disa minuta me fjalë të mira, por kur e panë që i riu nuk po vepronte, atëherë një polic tentoi të ngjitej lart, por kur u kthye erdhi duarbosh. U ngjit prapë polici, prapë duarbosh erdhi. Aty e kuptuam dhe morëm guximin të ngjiteshim vetë lart, frikë apo jo na u dhimbs shumë ai person se e njihnim edhe më parë. U nisa vete njëherë pastaj edhe shoku erdhi me mua, pas meje erdhi dhe një polic. Kur pashë që dera ishte si e mbyllur tentova ta shtyja, por jo më pas e shtyva me dru. Kur hyra brenda pashë që personi po godiste mamanë e tij me brryl me fytyrë dhe ajo për një moment e lëshoi. Në momentin kur mamaja e lëshoi unë u hodha drejt tij duke ia vënë dorën tek bluza dhe e tërhoqa brenda. Ndërkohë dhe unë po bërtisja për ndihmë, pasi ai tentonte vazhdimisht të shkonte drejt dritares dhe të hidhej. Personi thoshte që jam merzitur nga fjalët e njerëzve, ata me tallin ishte i bullizuar. Nuk ishte në vetëdije, mendoj se kishte konsumuar alkool. Në momentin që sa e futa brenda m’u thanë krahët, pasi nuk më kishte ndodhur një ngjarje e tillë, pastaj kur pashë që u rrethova nga policët, ambulanca, zjarrfikësja u qetësova. Po kur unë e shpëtova, vetëm 2 policë ishin, forcat e tjera erdhën më vonë. Brenda në banesë isha unë dhe ëma, po ajo ishte e vjetër dhe mezi po rezistonte ta mbante. Këtë vepër e kemi bërë vetëm për hir të Zotit dhe them që kush shpëton një jetë të një njeriu, është njësoj sikur ka shpëtuar të gjithë njerëzimin. Kemi pritur sa kanë ikur policët, ambulanca më pas ikëm. Nuk thamë gjë, as e dinim që ishte bërë e madhe, vetëm kur hymë në rrjete sociale që pamë që aktin tonë e kishin shpërndarë. Ndihemi shumë të lumtur që kemi shpëtuar një jetë njeriu.

Top Channel/ Sulmuan me molotovë dhe fshihen në PD, momenti kur policia hedh gaz lotsjellës
18/10 21:59
Top Channel/ Tension në selinë e PD/Ambulanca pranë selisë blu për t’i ardhur në ndihmë protestuesve
18/10 21:40
Top Channel/ Revolta në Tiranë, dhunë dhe gaz/ Policia nis shoqërimet
18/10 21:37
Top Channel/ Tensione te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje të forta në bulevard. Protestuesit hedhin gurë e molotovë, përgjigjet policia
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevard, hidhen gurë drejt efektivëve
18/10 21:25
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së,policia i merr para me gaz,TCH siguron pamjet
18/10 21:15
Top Channel/ Forca të shumta policie në terren, një kosh mbeturinash në flakë
18/10 20:47
Top Channel/ Përplasje në protestë, sulmohet një bankë e nivelit të dytë
18/10 20:44
Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28
Top Channel/ Protesta zhvendoset pranë Parlamentit, protestuesit hedhin molotovë drejt poilicisë
18/10 20:25
Top Channel/ Zjarri te Komisariati nr.3, si nisi përplasja mes protestuesve e efektivëve të policisë
18/10 20:23
Top Channel/ Rama anulon vizitën në Austri. Kryeministri do të udhëtonte të hënën drejt Vjenës
18/10 20:22
Top Channel/ Sheshi Skënderbej arenë lufte. Përplasje të ashpra me gurë, molotovë dhe plumba gome
18/10 20:16
Top Channel/ KE dënon dhunën: Policia reagime proporcionale, përgjegjësit të dalin para ligjit
18/10 20:13
Top Channel/ “Dhuna sjell destabilitet si në ‘97”. Daniel Serwer për TCH: Ndryshimi vjen me votë
18/10 20:12
Top News- ‘Klasa politike të reflektojë’/ Ali Ahmeti: Koha për dialog, Shqipëria është e të gjithëve
18/10 20:09
Top Channel/ Protestuesit kthehen sërish te Selia e PS, e sulmojnë me molotovë e fishekzjarrë
18/10 19:38