Top Channel/ Dy shqiptarë “non grata”, sanksionohen në Maqedoni të Veriut Grubi e Bexheti
09/12/2024 23:11

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ‘non grata’ dy zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit ata janë Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut. Të dy këta persona sipas departamentit amerikan janë të përfshirë në korrupsion duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore. “Në bazë të Seksionit 7031(c), Departamenti i Shtetit ka përcaktuar publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të rëndësishëm duke pranuar ryshfete për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Kundërzbulimit të Maqedonisë së Veriut”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e DASH. Më 21 nëntor ambasadorja amerikane në Shkup paralajmëroi se Uashingtoni do të zgjeronte listën e personave “non grata” në Maqedoninë e Veriut. Departamenti i Shtetit sanksionoi edhe anëtarët e ngushtë të familjeve të dy zyrtarëve: Grubi e Bexheti. Ish-zv.kryeministri Artan Grubi reagoi të hënën në mbrëmje duke thënë se është informuar nga media për shpalljen “non grata”. “Jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore. Ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht, ndaj do të angazhohem me gjithë përkushtimin për të zbardhur plotësisht këtë çështje”, thuhej në reagimin e Grubit.

Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23
Top News – Serbët festojnë humbjen. 17 të shoqëruar në Gazimestan, provokuan me slogane
28/06 21:06
Top Channel/ Serbët mblidhen në Gazimestan, policia ndalon një qytetar
28/06 15:04
Top News- Festa e ‘Vidovdanit’ në Gazimestan, serbët shpërthejnë në brohorima
28/06 14:15