Top Channel/ Dy milionë turistë në korrik, nga janari erdhën mbi 7 milionë shtetas
25/08/2026 19:49

Korriku është muaji kur Shqipëria hyn në pikun e sezonit veror dhe shifrat tregojnë se këtë vit fluksi i turistëve të huaj është rikthyer në ritëm më të fortë. 1 milion e 955 mijë të huaj hynë në vend vetëm gjatë korrikut, 7.1% më shumë se një vit më parë. Është edhe shifra më e lartë mujore e hyrjeve të të huajve gjatë këtij viti. Por ecuria e korrikut duket më qartë kur shihet në tërësinë e muajve. Në shtatë muaj Shqipëria ka regjistruar mbi 7 milionë hyrje të shtetasve të huaj, rreth 427 mijë më shumë se e njëjta periudhë e 2025-ës, një rritje prej 6.5%. Duke qenë sezon veror, kjo është dhe arsyeja më e lartë e vizitave të turistëve të cilët zgjodhën vendin tonë për të shpenzuar pushimet e tyre. 99% e hyrjeve të të huajve janë për qëllime personale, ku përfshihen pushimet, vizitat tek të afërmit, por edhe udhëtime të tjera personale. Ndërsa hyrjet për biznes dhe arsye profesionale kanë rënë me 8.9%. Dhe harta e turistëve mbetet e përqendruar te Europa, 1.83 milionë hyrje erdhën nga vendet europiane vetëm në korrik, ndërsa Europa Jugore vijon të mbajë peshën kryesore. Me korrikun që kaluam dhe gushtin në kulm, turizmi hyn në fazën më intensive të vitit. Sfida për ekspertët tashmë është që ky fluks të mos mbetet vetëm një rekord hyrjesh, por të përkthehet në më shumë shpenzime, qëndrime dhe të ardhura për ekonominë shqiptare. Nga ana tjetër, dhe daljet e shqiptarëve u rritën. Në 7 muaj dolën jashtë vendit 4.9 mln shtetas, ndërsa vetëm në korrik 790 mijë. Për operatorët turistikë, turizmi 2026 ka shfaqur luhatje, teksa vrulli i turistëve është përqendruar vetëm në disa muaj, ndërsa kanë pritshmëri edhe më të larta për muajt shtator dhe tetor.

Top News – Kultivim kanabisi në fshat/ Hetimet zbulojnë skemën kriminale në Vaun e Dejës
05/11 11:14
Top Channel/ Shpërthimi shkaktoi dy viktima, kjo është bombola nga e cila rrodhi gazi që…
05/11 11:10
Top Channel/ Shpërthimi i bombolës, ekspertët: Pallati duhet shembur, i rrezikshëm për banim
05/11 11:10
Top Channel/ Lëvizte i armatosur dhe posedonte 600 gramë kanabis, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë
05/11 10:57
Top Channel/ Shpërthimi i bombolës në Elbasan, drejtori i zjarrfikëses Sota flet për ndërhyrjen
05/11 10:46
Top News – Dy të vdekur nga shpërthimi në Elbasan. Gjendet i pajetë 69 vjeçari, 10 të plagosur
05/11 10:33
Top News – Arrestohet ‘i forti’ i Saukut! U kap me armë e jelek antiplumb
05/11 10:05
Top Channel/ Gjyqi I themelit, Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO
05/11 10:03
Top Channel/ Qarkullonte me armë në rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari me precedentë penalë
05/11 09:09
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë, priten ekspertët e…
05/11 09:04
Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13