Fundjava e parë e gushtit ka sjellë temperatura të larta dhe një fluks të shtuar automjetesh në akset që të çojnë drejt plazheve të Adriatikut. Që në orët e para të mëngjesit, shumë familje dhe pushues vendas e të huaj i janë drejtuar bregdetit për të shijuar detin dhe dobitë e tij. Në plazhin e Durrësit, nën zë operatorët e subjekteve private vazhdojnë të ankohen për çadrat bosh dhe turistët e huaj që preferojnë hapësirat publike. Ndërkaq të ardhur nga vende të ndryshme të botës, turistët e huaj vlerësojnë ujërat e ngrohtë, mikpritjen dhe çmimet.