Top Channel/ Durrës, dyndje të huajsh për festa. Bullgarët dhe polakët më të interesuarit
29/12/2024 19:45

Këtë fundviti, Durrësi do të jetë një nga destinacionet e festës për shumë vendas dhe të huaj. Kërkesat për rezervime kanë qenë në kulmin e tyre për këtë sezon festiv në restorantet dhe hotelet buzë detit. “Rezervimet i kemi nisur që në nëntor dhe janë mbyllur tani, pasi kemi pasur shumë kërkesa. Janë kryesisht mysafirë vendas dhe nga diaspora, pa përjashtuar dhe mysafirë nga Evropa, si Gjermania, Austria, Italia që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet dimërore në Durrës.”-shprehet Anjeza Selimaj, Menaxhere Eventesh. “Kemi shumë prenotime, sidomos kemi grupe nga Bullgaria, polakë. Kemi dhe kërkesa të shumta nga Shqipëria.”-shprehet Gledia Borici. Të festuarit buzë detit, shërbimi i mirë, atmosfera dhe ofertat speciale janë disa nga arsyet që i bëjnë vizitorët të zgjedhin Durrësin për festat e fundvitit. “Vend shumë mikëpritës Shqipëria, ndjehemi mirë këtu dhe do të festojmë në bregdet. Atmosfera është shumë festive.”- u shpreh një ukrainase. “Ka një menu të dedikuar për mbrëmjen e fundvitit dhe Krishtlindjes. Gjithashtu argëtime, shorte, dhurata dhe surpriza të ndryshme dhe patjetër muzikë live gjatë të gjithë mbrëmjes.” “Kemi përgatitur një menu mjaft të zgjedhur dhe sigurisht nuk do të mungojë as gjeli i detit, tradicional për festat e fundvitit. Gjithashtu kemi këngëtarë dhe shfaqje me valltarë dhe shfaqjen e fishekzjarreve.”-shprehen menaxherët. Pritshmëritë janë të larta dhe Durrësi duket gati për të ofruar jo vetëm shërbim cilësor, por edhe kujtime të bukura për të gjithë ata që zgjedhin ta kalojnë fundvitin buzë Adriatikut.

Top Channel/ Protestuesit kthehen sërish te Selia e PS, e sulmojnë me molotovë e fishekzjarrë
18/10 19:38
Top Channel/ Gaz lotsjellës dhe molotovë në bulevard, protestuesit tërhiqen sërish përballë policisë
18/10 19:13
Top News – Reagon KE për protestat: Protestoni, por mos bëni dhunë
18/10 19:12
Top Channel/ Protestuesit rikthehen te Kryeministria, “zbarkon” RENEA
18/10 18:55
Top News- Komisariati numër 3 shpërthen në flakë, protestuesit “kapin në befasi” policët
18/10 18:55
Top Channel/ I gjakosur në rrugë, një person goditet nga protestuesit, e akuzojnë për civil
18/10 18:53
Top Channel/ Zjarri në Komisariatin nr. 3, ja pamjet nga brenda, ka shumë të lënduar
18/10 18:42
Top Channel/ Protestuesit rikthehen në bulevard, nisin me “breshërinë” e gurëve
18/10 18:38
Top News- “Ik! Largohu po të them”, përplasje mes policisë dhe protestuesve, luftë në shesh
18/10 18:27
Top Channel/ I vihet zjarri Komisariatit nr. 3, punonjës brenda godinës
18/10 18:17
Top Channel/ Kaos në Tiranë, protestuesit në turmë drejtohen drejt rrugës Mine Peza
18/10 18:12
Top Channel/ Breshëri fishekzjarrësh dhe gaz lotsjellës, përplasje mes protestuesve dhe policisë
18/10 18:10
Top Channel/ I gjakosur në rrugë, një person goditet nga protestuesit, policia e largon nga turma
18/10 18:08
Top News- Anulohet takimi me kancelarin Stocker, Rama nuk do të shkojë në Austri
18/10 17:53
Top Channel/ Tensione edhe te Parku i Rinisë, policia ndjek protestuesit
18/10 17:44
Top Channel/ Sheshi ‘Skënderbej’ kthehet në skenë lufte, protestuesit hedhin molotovë drejt bluve
18/10 17:44
Top News- Protestuesit sfidojnë policinë, bëhen “gardh” tek Zogu i Zi: Ja ku jemi
18/10 17:39
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta në Tiranë, protestuesit tërhiqen drejt sheshit Skënderbej
18/10 17:27
Top News – Raportuesi i BE për Shqipërinë. ‘Dhuna të ndalet, por studentët duhet të dëgjohen’
18/10 17:24
Top Channel/ Me shkopinj në duar, protestuesit u vënë flakën koshave të plehrave te Zogu i Zi
18/10 17:05