Kabineti gjerman vendos sot për paketën e parë të reformës së emigracionit dhe për atë që përshkruhet si “ligj i shansit për të drejtë qëndrimi”, i cili parashikohet në projektligjin e ri të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Një legjislacion i tillë i hap një kategorie të huajsh në Gjermani mundësi të reja për të marrë një status të sigurtë qëndrimi.