Top Channel/ “Duam libra shqip”: Shqiptarët ngrihen në protestë kundër Serbisë në Preshevë!
12/08/2024 19:23

Me thirrjet “Duam libra shqip”, dhe “kujdes shëndetësor pa diskriminim gjuhësor”, shqiptarë të Luginës së Preshevës dolën në rrugë për të protestuar sic thanë për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar Qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre. Protestuesit valëvisnin flamuj kombëtarë shqiptarë dhe amerikanë, ndërsa mbanin në duar pankarta me mbishkrime si: “Stop pasivizimit selektiv”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo” dhe “më ktheni adresën time”. Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e akuzoi Beogradin për mohimin e të drejtave të pakicës shqiptare, duke thënë se ai “nuk e do integrimin e tyre në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët përbëjnë pakicën e katërt më e madhe në Serbi, ku rezulton të jetojnë gati 61.700 shqiptarë. “Serbia vazhdon me avazin e vjetër, t’i trajtojë shqiptarët si armiq, si popull të rendit të dytë, i cili nuk meriton pjesëmarrje institucionale. Ka vazhduar me diskriminim duke mos i njohur diplomat, dhe me mosintegrimin dhe me pasivizimin e adresave”, tha Kamberi, i cili në zgjedhjet e 17 dhjetorit siguroi njën tjetër mandai si deputet në Parlamentin e Serbisë. Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, u shpreh se shqiptarët e Luginës së Preshevës vijojnë të përballen me një situatë të papranueshme diskriminimi sistematik, që cenon të drejtat e tyre themelore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se Qeveria e Kosovës i mbështet qytetarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe mbetet e angazhuar për të ngritur këto çështje në nivelet më të larta ndërkombëtare.

Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23
Top News – Serbët festojnë humbjen. 17 të shoqëruar në Gazimestan, provokuan me slogane
28/06 21:06
Top Channel/ Serbët mblidhen në Gazimestan, policia ndalon një qytetar
28/06 15:04
Top News- Festa e ‘Vidovdanit’ në Gazimestan, serbët shpërthejnë në brohorima
28/06 14:15
Top News – Serbët festojnë humbjen në Kosovë. Vidovdani, Kurti paralajmëron përpjekje për tensione
27/06 15:58