Hijeshia e Dua Lipës në tapetin e kuq të Festivalit të 76-të të Filmit në Kanë tërhoqi të gjithë vëmendjen e fotografëve dhe publikut kureshtar. Këngëtarja shqiptare me famë botërore mbërriti aty në krah të regjisorit Romain Gavras për premierën e filmit "Omar la fraise". Edhe pse e kishin mbajtur deri më tani private marrëdhënien e tyre, dyshja tashmë e konfirmoi atë publikisht.