Top Channel/ Drejtoria e Policisë Berat zhvillon analizë vjetore të punës, merr pjesë dhe Nano
18/01/2022 18:58

Në analizë morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, prefektja e qarkut Berat Valbona Zylyftari, prokurori i Rrethit Gjyqësor Berat Dritan Gripshi dhe përfaqësues të institucioneve të tjera ligjzbatuese që operojnë në qarkun e Beratit. Gjatë fjalës së tij, Drejtori vendor i Policisë Berat Edmond Tarkaj ka theksuar se qarku Berat, për vitin 2021, radhitet në qarqet pa asnjë krim të rëndë, pra pa asnjë vrasje, me shifra shumë të ulëta krahasuar me çdo vit tjetër, të kultivimit të bimëve narkotike, me parandalim të krimeve mjedisore dhe me realizim në nivel shumë të kënaqshëm të të gjitha prioriteteve që ka Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe rrjedhimisht Drejtoria Vendore e Policisë. Më tej, prefektja e qarkut Berat Valbona Zylyftari ka vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura nga Drejtoria Vendore. Po kështu, edhe prokurori i Rrethit Gjyqësor Dritan Gripshi ka theksuar se midis Policisë dhe Prokurorisë ka një marrëdhënie besimi dhe bashkëpunim shumë të mirë, gjë së sjell më shumë siguri dhe rend dhe parandalimin më të mirë të krimit. Më pas, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano ka theksuar në fjalën e tij, se jo pa qëllim ka zgjedhur DVP Berat, për të nisur analizat, sepse është një nga qarqet në të cilin gjatë vitit 2021 nuk është regjistruar asnjë krim i rëndë kundër jetës dhe pronës. Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, gjatë analizës vjetore të punës së bërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Top News- Vrau tre persona dhe u arratis në SHBA, del foto e Valentin Ftonit, pritet të ekstradohet
11/10 15:10
Top Channel/ Farmaci “me mik” në rrethe/ Mbyllen në fundjavë dhe raste festash pa asnjë rotacion
11/10 15:09
Top Channel/ Shqiptarët e dëbuar nga Anglia/ Renditen në krye të listës, janë rikthyer 2247 persona
11/10 15:00
Top Channel/ Detajet nga atentati me tritol/ Shënjestra ishte Beqir Devolli, i plagosur Erigels Mela
11/10 14:45
Top News- Aksident i frikshëm, shqiptari i dehur merr përpara lokalin në Selanik
11/10 13:40
Top News- Hajdutet vjedhin kasafortën me 600 mijë lekë në Kavajë, por zbulohen shpejt nga policia
11/10 13:24
Top News- Ndëshkohen shoferët rebelë/ Mbi 1000 gjoba brenda një jave në Shkodër
11/10 13:21
Top News- Shqipëria dënon sulmet në Arabinë Saudite, Rama: Huthët dhe Teherani të mbajnë përgjegjësi
11/10 12:26
Top Channel/ Mallakastër, 36 vite pa ujë/ Banorët: Ujë lumi ose puse, vuajmë prej dekadash
11/10 12:17
Top Channel/ Kivin nuk ka kush ta vjelë/ Prodhimet bujqësore në Llakatund të Vlorës mbeten në pemë
11/10 12:12
Top Channel/ Më pak ullinj Berati këtë vit/ Thatësira dëmtoi pemët, fermerët pësojnë humbje
11/10 12:11
Top Channel/ Atentat me tritol në Gjirokastër/ Humb jetën Beqir Devolli dhe plagoset Erigels Mela
11/10 12:11
Top Channel/ Tkurren fasoneritë/ Janë mbyllur rreth 150 njësi, sipërmarrësit propozojnë 6 masa
11/10 12:08
Top Channel/ Videot, reagon Blerina Matraku/ Këngëtarja: Skenar i ndyrë, jam filmuar pa dijeni…
11/10 12:06
Top Channel/ Arrestimi për trafik armësh/Prangoset 29-vjeçari në Kamzë, i gjendet pistoletë dhe para
11/10 12:02
Top News- Shkoi të shiste pistoletën, policia “surprizon” të riun nga Kruja
11/10 11:57
Top News- Zbulohet ‘foleja’ e kumarit në Has/ Pranga 47-vjeçarit, në kërkim pronari i lokalit
11/10 11:05
Top News- Atentati në Gjirokastër, vdes shënjestra e autorëve, për çfarë ishte dënuar?
11/10 10:49
Top Channel / Atentat me tritol në Gjirokastër, hidhet në erë makina, dy të plagosur
10/10 23:38
Top Channel / Protesta thirrje ambasadorit Wendt: Ndihmojeni Shqipërinë!
10/10 23:33