Top Channel/ Dosja “Sky ECC”, shqiptarët u arrestuan të armatosur.Gjenden edhe certifikata pronësie
07/12/2024 17:08

Operacioni i dy ditëve më parë i policisë grekë për ekzekutimin e dhjetrave urdhër-arresteve në kuadër të një hetimi bazuar në komunikimet në platformat “Sky ECC” dhe “Encrochat”, ka cuar në sekuestrimin e disa armëve zjarri, një sasi të madhe paraje cash por edhe dokuementa pronësie në Shqipëri, përvec celularëve, pajisjeve elektronike dhe automjeteve që sekuestrohen zakonisht. Sic zbulohet nga dokumentat zyrtarë, gjatë ndërhyrjes së forcave speciale greke EKAM, disa prej të dyshuarve janë kapur ose në flagrancë të armatosur, ose u janë gjetur në banesë sende të paligjshme. Sipas dosjes hetimore, sendet e sekuestruara e paligjshme të sekuestruara janë: Denis Grabocka është kapur me 1 pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë. Andon Salati është kapur me 1 pistoletë Glock dhe 5 fishekë, 94.210 euro, 7.400 lekë, 140 slot polake. 160 dirham Nikolla Pando është kapur me 1 kg 314 gram kokainë, 1 pistoletë, 3 krehëra, 1 silenciator, 49 fishekë, 4.350 euro Ermal Loli është kapur me 1 pistoletë, 58 fishekë, 1.500 euro Enea Pando është kapur me 1 krehër pistolete, 1 tytë arme, 272 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 11.170 euro, kartë identiteti false Aleksandro Pando është kapur me 28 fishekë, 31.150 euro, 1 orë Richard Mille Meriola Grabocka dhe Marjus Pashaj janë kapur me 37 gram kokainë dhe 3.580 euro Andrea Salati është kapur me 5.540 euro, 2 karta banke, 11 fotokopje titujsh pronësie në gjuhë shqipe lidhur me pasuri të palujtshme në Shqipëri, 1 kontratë noteriale shit-blerje prone me vlerë 100.000 euro, fotokopje transferte bankare 100.000 euro, faturë bankare 50.000 euro Kostandin Salati është kapur me 920 euro Armand Kola është kapur me 2.000 euro E vetmja që nuk është kapur me sende të paligjshme është Englantina Pando e njohur si “Ndina”, pronare e një dyqani në Athinë. Sipas policisë, të dyshuarit jetonin në banesa luksoze në Greqi dhe udhëtonin me automjete të shtrenjta. Andon Salati dhe Denis Grabocka ishin ndërkohë edhe pronarë në hije biznesesh në Greqi. Salati madje në vitin 2016 ishte kapur nga policia shqiptare në Kakavijë në tentativë për të futur në Shqipëri 148 mijë euro cash, por u ndoq në gjendje të lirë. Ndërkohë policia vazhdon kërkimet për kapjen e Elson Hajredinit dhe Viktorio Qytykut, të cilët rezultojnë të arrestuar edhe në nëntor 2020 në Greqi, si pjesë e një grupi të shpërndarjes së drogës. Gjatë operacionit atëherë ku u arrestuan 14 persona dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë, u sekuestruan 10 kg marijuanë, 172 gram kokainë, 7 peshore, 2 pistoleta, 39.060 euro, 5 makina, 6 motorrë dhe 36 celularë.

Top Channel/ KE reagon për Vlora Hysenin: Kemi besim te SPAK, ka mbështetjen tonë
25/09 23:18
Top Channel/ Berisha thirrje të fortë demokratëve: Ripërtëritja jonë shpëton Shqipërinë
25/09 23:13
Top Channel/ Rama fjalim të fortë në OKB: Protesta u fabrikua nga trillime me izraelitë
25/09 23:04
Top News- Algoritmi e Flamingot në OKB, Rama: Gënjeshtrat po udhëtojnë pa viza
25/09 23:04
Top News-‘Thaçi, George Washingtoni i Kosovës’,Rama: Joe Biden e tradhtoi, SHBA nuk bëri më të mirën
25/09 21:52
Top News- I dërguari i Trump nis misionin, ambasadori Eric Wendt zbarkon në Shqipëri
25/09 21:51
Top Channel/ “Trump ka të drejtë, AI nuk duhet të ndalohet”, Rama në OKB: Nevojitet IA që…
25/09 21:47
Top Channel/ Nga IA te Revolucioni i Flamingove në Tiranë, Rama 25 minuta fjalim në OKB
25/09 21:47
Top Channel/ “Makineria do t’i përgjigjet dikujt”, Rama në OKB: Problemi është kujt do t’i përgjigjet
25/09 21:46
Top Channel/ Rama në OKB: Narrativa se bregdeti shqiptar u pushtua nga Izraeli erdhi nga algoritmi
25/09 21:43
Top Channel/ “Rreziku më i madh i AI, t’i bindet njeriut të gabuar”, Rama: Ndodhi në vendin tonë
25/09 21:42
Top Channel/ Rama mban fjalim në OKB, komenton protestat, zbulon qëndrimin për AI
25/09 20:11
Top Channel/ UET feston 20-vjetorin, dekada e tretë nis me një kampus të ri
25/09 20:09
Top Channel/ Debati për të drejtën e autorit, botuesit ngrenë shqetësimet në Kuvend
25/09 20:08
Top Channel/ Rama: SHBA tradhtuan Thaçin! Ky vend dhe Biden nuk bënë më të mirën
25/09 19:57
Top Channel/ Mbërrin ambasadori i ri i SHBA, Eric Wendt nis zyrtarisht mandatin e tij në Shqipëri
25/09 19:55
Top News- Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
25/09 19:52
Top Channel/ “T’i japim goditjen e fundit regjimit”, Berisha: Është detyrimi ynë ndaj shqiptarëve
25/09 19:29
Top Channel/ “Nuk janë asgjë mesazhet që patë dje”, Berisha: Do ju dalin të gjitha
25/09 19:28
Top Channel/ “Pasuritë e vendit të paprekshme për popullin”, Berisha: Për qeveritarët janë parajsa
25/09 19:28