Në 95-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, në shtëpinë e tij, u ekspozuan për të parë dorëshkrimet origjinale të disa prej romaneve më të rëndësishme të shkrimtarit. Kemi dorëshkrimin e plotë të “Trëndafilit në gotë”, që për herë të parë ekspozohet në shtëpinë ku u shkrua. Kemi “Arkën e Djallit”. Kemi romanin “Dështaku” dhe disa poema të rëndësishme. Të gjitha janë shkruar këtu. Dorëshkrimet nisin që me veprat e para të shkrimtarit kur sapo ishte kthyer nga studimet, ku dallohet qartë bukurshkrimi i autorit e që me kalimin e viteve, krahas përmbajtjes, dallon dhe mënyra e të shkruarit, pasi mosha ka lënë gjurmët e veta.