Top Channel/ Dorëheqja e kryeministrit/ Macron pranoi vendimin e Attal, por do ikë pas Olimpiadës
16/07/2024 22:28

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pranoi dorëheqjen e kryeministrit, Gabriel Atal të martën, por do të vazhdojë ta mbajë atë në krye të një qeverie të përkohshme, ndërsa Franca përgatitet të presë Olimpiadën e Parisit në fund të muajit. Zyra e Macronit ka thënë në një deklaratë se presidenti "pranoi" dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave të tjerë të martën. “Attal dhe anëtarët e tjerë të qeverisë "duhet të trajtojnë çështjet aktuale derisa të emërohet një qeveri e re", thuhet në deklaratë. Nuk ka një afat kohor të caktuar se kur Macroni duhet ta emërojë një kryeministër të ri, pas zgjedhjeve parlamentare të këtij muaji që lanë Asamblenë Kombëtare pa bllok politik dominues në pushtet, për herë të parë në historinë e Francës pas Luftës së Dytë Botërore. Qeveria e përkohshme e udhëhequr nga Attal do të fokusohet vetëm në trajtimin e çështjeve të përditshme. Seanca e hapjes së Kuvendit Kombëtar është caktuar për të enjten. Franca ishte në prag të paralizës së qeverisë që nga zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare në fillim të këtij muaji, të cilat rezultuan një ndarje midis tri grupimeve kryesore politike: koalicioni i majtë i Frontit të Ri Popullor, aleatët qendrorë të Macronit dhe Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen. Pamjet: AFP

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10