Top Channel/ Domatet, të gjitha për eksport/ Fermerët po shesin me 180 lekë kilogramin me shumicë
21/04/2023 20:08

Nëse shohim tregjet shqiptare ka një mungesë të theksuar të domates së vendit dhe për këtë e ka një arsye. Stresi klimaterik ka bërë që këtë vit të ketë më pak prodhim domatja, por fermeri Qerim Elezi nga Belshi thotë se çdo gjë e keqe e ka një të mirë. Pas shumë vitesh bujku shqiptarë një kilogram domate po e shet me çmimin e shumëdëshiruar, ku një kilogram domate po blihet 180 lekë më çmim shumice. Ai thotë se domatja shqiptare po preferohet nga qytetarët serb për këtë arsye ajo po shkon e gjitha për eksport dhe jo për tregun vendas. Pas 13 vitesh në emigrim,Qerimi la Italinë për të mbjellë 10 mijë rrënjë me domate në 4 dynym sera. Për 35-vjeçarin rikthimi në atdhe ka qenë vendimi i duhur, pasi në këto vitë toka i ka dhënë fitimin që ka pritur. Ai thotë se kërkesat për domaten e hershme shqiptare janë të mëdha jo vetëm nga konsumatori vendas, por edhe ai europian. “Prodhimi është më i pakët sepse i ftohti i dimrit na ka dëmtuar katin e parë të bimës dhe për këtë arsye kokrra ka mbetur e vogël. këtë kokërr nuk e merr eksporti, por tregu vendas. Deri më tani unë të gjithë domaten e kam dërguar në tregun e Lushnjës dhe ajo që kam mësuar është se domatja ime ka shkuar në Serbi. Kam akoma shumë kërkesa, por prodhimi është i pakët dhe nuk u përgjigjëm dot të gjithëve. Ndërsa si çmim është shumë i mirë nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, ku një kilogram domate e shita 150 lekë, ndërsa kësaj herë 180 lekë”, shprehet fermeri. Qerimi thotë se ka bërë zgjedhjen e duhur që në tokën e tij mbjellë vetëm domaten e ëmbël “rossalinë”. Ky vendim erdhi pas dështimit me kulturat e tjera bujqësore. “Më parë kam mbjellë kastravecin, specin e kuq, kungullin, por pamë që domatja të sjell më shumë fitim dhe u përqendruam këtu. është më tepër fitim prurëse”, thotë fermeri. Por domatja e ëmbël rossalinë, po vijnë me çmim të kripur për qytetarët, ku një kilogram domate në dyqanet e fruta perimeve po shitet 230-260 lekë.

Top News – Të rinjtë vuajnë nga stresi. Studimi i Gallup – Shkak, rrjetet sociale
09/11 11:46
Top Channel/ Autori futet, mbyll derën e i vë armën në shpinë rojës, klientja tmerrohet dhe..
09/11 11:35
Top News – Tabaku kritikon modelin ekonomik: Rritje vetëm për pakicën, asgjë për familjet shqiptare
09/11 11:31
Top News – Vlorë, shtohen rastet e helmimit/ Dyshime për ndotjen e ujit pas ndërhyrjes në Ujësjellës
09/11 10:38
Top Channel/ Momenti kur Robert Duka u larguar me skuter pasi grabiti bankën te “Komuna e Parisit”
09/11 10:35
Top News-Një javë më parë grabiti bankën/Vodhi 60 mijë euro nën kërcënimin e armës, kapet 50-vjeçari
09/11 10:10
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09