Top Channel/ “Do godasim aty ku u dhemb më shumë” BE sanksione të reja kundër Rusisë
24/11/2022 18:11

Bashkimi Evropian do të njoftojë së shpejti një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë në përgjigje të sulmit ndaj Ukrainës, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Finlandë të enjten. “Ne po punojmë fort për të goditur Rusinë aty ku i dhemb më shumë në mënyrë që të dobësojmë kapacitetin e saj për të vazhduar luftën kundër Ukrainës.”, tha von der Leyen. " Ne nuk do të pushojmë, tha ajo, derisa Ukraina të falë fitimtare mbi Putinin dhe luftën e tij të paligjshme dhe barbare," por nuk dha detaje se çfarë masash mund të përmbajë një raund i ri i sanksioneve të BE-së. Muajin e kaluar BE-ja dha një miratim përfundimtar për paketën e tetë të sanksioneve mbi pushtimin, duke përfshirë më shumë kufizime në tregtinë e çelikut dhe produkteve të teknologjisë. Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrat e Finlandës dhe Estonisë dhe zëvendëskryeministren e Suedisë, von der Leyen tha se sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës, si furnizimi me energji elektrike, janë krime lufte. Parlamenti Evropian të mërkurën e përcaktoi Rusinë një shtet që sponsorizon terrorizmin, duke argumentuar se sulmet e saj ushtarake ndaj objektivave civile shkelin ligjin ndërkombëtar. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Xhevahiri” që goditi SHBA. Pse është kaq i rëndësishëm për Teheranin ishulli Kharg?
14/03 23:26
Top Channel/Bagdad, sulmohet ambasada e SHBA. Teherani shton raketat kundër vendeve të Gjirit Persik
14/03 23:24
Top Channel/ Gaza, qielli bëhet portokalli. Fenomeni i stuhive të rërës ka pasoja në shëndet
14/03 22:41
Top News – Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
14/03 22:37
Top News – Sulmet gjatë natës në Teheran, Izraeli: Eliminuam 2 zyrtarë të inteligjencës iraniane
14/03 22:36
Top News – Irani breshëri raketash ndaj Izraelit, autoritetet thirrje qytetarëve: Hyni në strehimore
14/03 20:50
Top Channel/ Trump: Hormuzi mbahet i hapur. Irani sulmon ambasadën USA në Bagdad
14/03 19:45
Top News – Tym i zi e zjarr, Irani bombardon ambasadën amerikane në Irak
14/03 19:30
Top News- Kurthi i përshkallëzimit/ Lufta e Iranit jo aq e lehë për SHBA…A dështoi Trump?
14/03 19:28
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 3 mijë viktima në dy javë
14/03 19:21
Top News – ‘Ndaloni sulmet ndaj fqinjëve’. Tensionet në rritje, Hamasi i bën thirrje Iranit
14/03 19:17
Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
Top Channel/ Misteri i Banksy-t, Reuters gjurmon identitetin e artistit që tronditi botën e artit
14/03 12:30
Top Channel/ “Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
14/03 12:29
DIGITALB DIGITALB