Urim Buçi, babai i Marselit, të cili iu dogj mjeti mbrëmjen e kaluar teksa e kishte parkuar pranë banesës së tij, akuzon motrat Arapi se ishin ato që i vunë flakën mjetit. Në një prononcim për mediat, Urimi thotë se është plotësisht i bindur se autore janë dy motrat dhe policia duhet të marrë menjëherë masa. Ai tha se makina e tyre ‘është blerë me djersë’, ndërsa kërkoi që të hetohet pasuria e 27-vjeçares Deizi Arapi, të cilës iu dogj mjeti dy javë më parë.