Prej 4 ditësh, në sheshin “Syntagma” të Athinës, një baba shqiptar i pikëlluar, ka nisur një betejë që po prek zemrat e mijëra qytetarëve. Pano Ruci, babai i 22-vjeçarit Denis Ruci, një prej 57 viktimave të tragjedisë hekurudhore në Tempi më 28 shkurt të vitit 2023, ka hyrë në grevë urie dhe etjeje.