Në Gjirokastër, në kuadër të Ditës Botërore të Refugjatëve u zhvillua një takim sensibilizues me logon: “Derisa të gjithë të jenë të sigurt”. Pjesëmarrësit përfaqësues të UNHCR-së, strukturave lokale, shoqërisë civile, etj përcollën mesazhin e respektimit të të drejtave të refugjatëve dhe emigrantëve si dhe krijimin e mundësive për integrimin e tyre.