Top Channel/ Diskutime për sigurinë, shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së takim me Zelensky-n
27/03/2023 21:41

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në qytetin Zaporizhzhia. Me anë të një postimi në Twitter zbuloi se takoi presidentin e vendit tashmë në luftë, me termocentralin më të madh bërthamor në Evropë. Impianti ka humbur disa nga kabllot e tij të transmetimit të energjisë gjatë luftës dhe në shumë raste i është dashur të kalojë në gjeneratorë të urgjencës me naftë. Grissi në një postim në Twitter shkruan se ata diskutuan për mbrojtjen e uzinës dhe stafit të saj, duke shtuar se ai përsëriti mbështetjen e plotë të IAEA për objektet bërthamore të Ukrainës. "Unë takova Zelensky sot në qytetin e Zaporizhia dhe pata një diskutuam për mbrojtjen e termocentraleve bërthamore në Zaporizhia dhe stafit të tij. Unë përsërita mbështetjen e plotë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për objektet bërthamore të Ukrainës", shkroi ai në Twitter. Ata vizituan gjithashtu hidrocentralin Dnieper, ku vlerësuan dëmet e fundit të shkaktuara në digë. Prej më shumë se një viti lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme të pallogaritshme. Infrastruktura vendase është e shkatërruar, ndërsa numri i viktimave rritet çdo ditë. Edhe pse kanë kaluar shumë muaj shpesh qytetet ukrainase përballen me sulme të vazhdueshme, të cilat përqëndrohen në zona të caktuara. Pavarësisht diskutimeve dhe sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, ende ajo nuk është tërhequr nga Ukraina. Ushtarët rusë janë të vendosur atje që nga 24 shkurti. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57