Disa gjimnazistë në Lezhë kanë bojkotuar mësimin këtë të premte, duke lënë klasat dhe duke dalë në protestë. Nxënësit janë mbledhur duke mbështetur kështu protestën e studentëve në kryeqytet. Gjimnazistët kanë tentuar të futen tek bashkia, por nuk kanë arritur të kalojnë dot kordonin e krijuar nga policia.