Top Channel/ “Diella” në gjykatë! Paditet nga aktorja Anila Bisha. qeveria: Pretendim pa bazë
11/02/2026 20:03

Në 11 shtator 2025, asistentja virtuale e e-Albania, Diella mori një detyrë të re, atë të ministres së parë, të krijuar me Inteligjencë Artificiale. Por, për këtë detyrë, aktorja Anila Bisha që kishte pranuar që imazhi i saj të përdorej për avatarin e platformës e-Albania, nuk është pyetur. Me këtë pretendim, artistja dorëzoi dy ditë më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë një kërkesë proceduriale për marrjen e masës së sigurimit të padisë. Sipas mbrojtjes, nga përdorimi i paautorizuar i të dhënave personale, Anila Bishës i është shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm. Aranit Roshi, avokat – Ky prodhim është bërë pa miratimin e shprehur apo të nënkuptuar të aktores. Me këto kushte, ne i jemi drejtuar gjykatës me kërkesën që të bëjë pezullimin e përdorimit të imazhit në vijimësi deri në përfundim të këtij gjykimi. Nëse gjykata do të veprojë bazuar në kërkesën tonë, brenda një afati do të depozitojmë një kërkseë padi. Do të vijojmë procedurat ligjore, por duke mbetur gjithmonë të hapur për ta zgjidhur çështjen me marrëveshje. Sipas avokatit Aranit Roshi, kontrata e firmosur në 3 dhjetor 2024 me kompaninë ALEAT ka pasur një objekt të specifikuar mirë, Anila Bisha ka pranuar që figura dhe zëri t’i regjistroheshin (vetëm) për asisten zadrimore në portalin qeveritar. Aranit Roshi, avokat – Ka qenë një objekt ekskluziv, një qëllim ekskluziv. Kjo do të thotë që imazhi dhe zëri i saj, të dhënat e saj personale, nuk mund të përdoreshin për ansjë produkt tjetër. Këtë mbivendosje të identitetit, mbrojtja e konsideron jo ligjore dhe të rrezikshme, ndërsa kërkon që imazhi i saj të mos përdoret më për ministren “Diella”, deri sa të përfundojë procesi gjyqësor. Aranit Roshi, avokat – Mund të ndërtohet çfarëdo deklarate, për të cilën paditësja mund të mos jetë dakord. Ky përbën thelbin e cenimit të së drejtës, përdorimi i paautorizuar i të dhënave. Tek avatari i e Albania, përdorimi i të dhënave lidhej me elemente shumë teknikë dhe shumë specifikë, që kishin të bënin me orientimin e aplikuesve në menunë e e Albania, ndërsa këtu kemi të bëjmë me artikulime të qëndrimeve që mund të bien në kundërshtim me bindjen e aktores. Janë përdorur të dhënat e saj personale në forume ndërkombëtare. Është bërë subjekt meme-sh, është bërë groteske figura e saj pa miratim. Kërkesa për sigurimin e padisë u ngrit kundër Këshillit të Ministrave, kryeministrit Edi Rama, AKSHI-t dhe kompanisë APEL. Nga ana tjetër, në një reagim për Top Channel, Agjencia për Media dhe Informim, institucioni në varësi të Kryeministrit, e cilëson pretendimin e aktores të pabazë.

Top News – ‘Shihni në TikTok si ndërhyn policia në protesta’, Çuçi e Kapri përplasen në Komision
04/11 12:10
Top News – Projeksioni i ministrisë së Financave. Rritja e çmimeve, 60 mln euro më shumë në buxhet
04/11 12:09
Top News – Erion Veliaj transferohet sërish. Kalon në sektorin ambulator të burgut të Fierit
04/11 11:59
Top Channel/ Operacione nga policia e Vlorës, kapen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale
04/11 11:23
Top Channel/ Thanë se u sulmua nga ariu, policia ndryshon pistë për 53-vjeçarin, dyshohet se…
04/11 11:21
Top News – U tha se e vrau ariu, por… Policia heton për vrasje, viktimës iu gjet plagë plumbi
04/11 10:43
Top Channel/ Aksident fatal në Durrës/ Humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi braktis makinën dhe…
04/11 10:03
Top Channel/ Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse i vihet “Benz”-it në garazh
04/11 10:00
Top News – Një i vdekur nga aksidenti në Durrës. Shoferi çon viktimën në spital dhe më pas largohet
04/11 09:59
Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21