Votimi me postë për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit ka hyrë në një fazë vendimtare, teksa afati i fundit për dorëzimin e fletëve të votimit është data 11 maj 2025, ora 19:00. Deri tani, janë mbi 193 mijë zarfe të shpërndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi janë kthyer rreth 22% e tyre, ose afërsisht mbi 42,600 fletë votimi të mbërritura.