Edhe në ditën e dytë, protesta e dhunshme në kryeqytet la pas jo vetëm shkatërrim, gurë e zjarr, por edhe dhjetëra të lënduar. Protestues dhe efektivë policie përfunduan në spital, pasi u lënduan gjatë përleshjeve, që nisën prej orëve të para të mëngjesit te Ministria e Arsimit dhe vijuan deri rreth mesnatës, në të gjithë kryeqytetin.