Top Channel/ Detaje të reja nga masakra në Shkodër! Çfarë u gjet në mjetin e Licit dhe Bushatit
07/11/2024 22:30

Pasditen e 30 tetorit Shkodra u trondit nga një masakër e vërtetë, ku humbën jetën 4 persona. Një automjet tip Range Rover dyshohet se i ka dalë paralel mjetit tip Benz, ndërsa disa persona kanë hapur zjarr drejt tij duke lënë të vdekur në vend Hamza Licin dhe duke plagosur fillimisht Arlind Bushatin, i cili ndërroi jetë disa orë më pas në spital Pas të shtënave me armë, makina ku po udhëtonte Lici dhe Bushati humbi kontrollin duke përplasur një motor ku udhëtonin burrë e grua, Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët krejt rastësisht ndodheshin në momentin e atentatit, duke u kthyer për në shtëpi tek tre fëmijët e tyre. Flutura nuk u mbijetoi plagëve të marra nga përplasja dhe ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa Bashkimi humbi jetën pas disa ditësh në spital. Dyshimet janë se në makinën e viktimave ndodhej edhe një person i tretë, por burime nga policia thonë se ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij përmes gjurmëve të gjakut që u gjetën në mjet. Po ashtu, nga ekspertiza e mjetit ka rezultuar se në të janë gjetur tre telefona, 3 pistoleta dhe disa gëzhoja. Kjo konfirmon se ka pasur të shtëna edhe prej makinës së viktimave. Ende nuk dihet se kush ishin atentatorët, ndërsa deri më tani është gjetur mjeti që u përdor në atentat, i djegur në fshatin Golem të Shkodrës.

Top Channel/ Llalla humb betejën në gjyq/ Gjykata i refuzon kërkesën për parashkrim të dënimit
16/11 12:36
Top Channel/ Tritol në shtëpinë e Mateos Pashajt në Patos, i dënuar për vrasjen e 17-vjeçarit
16/11 12:23
Top Channel/ Plagosje me thikë në burgun e Durrësit, i dënuari përjetë qëllon një 45-vjeçar
16/11 12:22
Top Channel/ Arrestohet Luçian Mëhilli, kërkohej si bashkëautor në vrasjen e Valter Fierzës në 2023
16/11 12:20
Top News – Tritol edhe banesës në Patos. Nga shpërthimi vetem dëme materiale
16/11 12:06
Top News – Plagosje në burgun e Durrësit. Sherr mes të dënuarve, qëllohet një prej tyre
16/11 12:00
Top News – Shpërthim me tritol në Tufinë. Dyqani i luleve sulmohet për herë të dytë brenda 15 ditësh
16/11 11:49
Top Channel/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari në Vlorë
16/11 10:48
Top Channel/ Shpërthim në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit në “arrest shtëpie”
16/11 10:44
Top News- Dënohen me burg ‘skifterët’ shqiptarë, ishin kthyer në tmerr për banorët e Francës
15/11 20:06
Top Channel/ Mbrojtja nga aflatoksina. Panariti: Siguria e qumësht, s’varet nga kontrolli i importit
15/11 19:40
Top Channel/ Gjyqtarët e Vettingut betejë për pagat. Padi në Kushtetuese si magjistratët
15/11 19:36
Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12