Përpjekje e re, skenar i vjetër: Kjo ishte panorama e takimit të fundit të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ku palët paraqitën propozimet e tyre për cështjen e dinarit, nuk ranë dakord dhe pastaj kaluan tek akuzat kundër njëri-tjetrit. Për të dërguarin e posacëm të BE-së për dialogun megjithatë, takimi nuk ishte një tentativë e shkuar dëm krejtësisht, sepse propozimet e paraqitura aty nga Prishtina e Beigradi, sic tha ai, qartësuan shumë gjëra.