Pas studentëve që po sfidojnë në Serbi pushtetin e Aleksandar Vucicit me protestat e tyre disa mujore kundër korrupsionit pas shembjes së një stehe betoni në stacionin e trenit në Novi Sad, janë studentët maqedonas që kanë dalë nëpër rrugë duke kërkuar drejtësi për viktimat e zjarrit fatal në një klub nate të Kocanit, i cili mori 59 jetë njerëzish, shumica të rinj. “Jemi të shokuar”, thonë protestuesit, që flasin për dështim të sistemit.