Deputeti socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviç thotë se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç po bëjnë një lojë të rrezikshme në rajon. Ai ka qenë një nga mbështetësit e Kurtit, e ndonëse insiston se ligjvënësit ne Bundestagun gjerman nuk duhet ta vendosim veten në rolin e gjykatësit në Ballkanin Perëndimor, sërish pohon nevojën e madhe për stabilitet.