Top Channel/ Dep. Thesarit sanksionon 40 individë: Korrupsion dhe abuzim i të drejtave të njeriut
09/12/2022 18:57

Në ditën ndërkombëtare të korrupsionit Departamenti i Thesarit të SHBA-së ka sanskionuar një grup prej mbi 40 individësh që kanë kryer korrupsion ose shkelje dhe abuzim të të drejtave të njeriut në 9 shtete. Përgjatë gjithë vitit 2022 departamenti i Thesarit ka identifikuar dhe sanskionuar një sërë abuzuesish të të drejtave të njeriut dhe aktorë të korruptuar duke përfshirë individë në Ballkanin Perëndimor, Bjellorusi, Liberi, Guatemalë, Federatën Ruse, Burma, dhe Iran. Sanksionet e sotme përfshijnë individidë në korenë e veriut, el salvador , guatemala, guine , iran , mali , filipine dhe federatën ruse , kinë . Në rusi departamenti amerikan i thesarit sanksionoi midis të tjetërëve 15 anëtarët e KQZ-së. KQZ-ja e Rusisë ndihmoi në mbikëqyrjen dhe monitorimin e referendumeve të rreme të mbajtura në zonat e Ukrainës të kontrolluar nga Rusia, thotë departamenti i thesarit. Ndërkohë individë të tjerë të sanskionuar në Rusi janë edhe disa zyrtarë të lartë, të cilët me nisjen e pushtimit, filluan të institucionalizojnë një proces të njohur si "filtrim", ku civilët e Ukrainës u nënshtrohen marrjes në pyetje dhe kontrolleve dhe detyrohen të dorëzojnë të dhëna personale, nominalisht për të konstatuar ndonjë lidhje me ushtrinë ose qeverinë e Ukrainës. Ekzistojnë gjithashtu pretendime për dëbime, zhdukje dhe tortura në lidhje me filtrimin, dhe zonat ngjitur me terrenet e një qendre filtrimi shfaqin karakteristika të varrezave masive. Sanskionet në iran nga ana tjetër lidhen më përpjekjet e forave të policisë atje për të shtypur protetsta. Ndërsa në vendet e tjera mbizotëron abuzimi me fondet publike rrushfeti, në nivel të larta. Si rezultat i vendimit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në pronësinë e personave të caktuar të përshkruar më sipër që janë në Shtetet e Bashkuara ose në posedim ose kontroll të personave amerikanë janë bllokuar. Pamjet: AFP

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06