Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se në një fshat të Elbasanit u aplikua treni bullgar. Ndërsa ilustron përmes videove shkeljet e kryera ditën e zgjedhjeve sipas tij, Berisha kërkon hetim për rastin. “Kemi të bëjmë me një dëshmi flagrante të nxjerrjes së fletës së parë dhe ai që vjen me atë fletë, ai e hedh atë në kuti, ajo është e mbushur dhe fletën e vet e merr, del jashtë dhe ia jep tjetrit”, tha Berisha.