Bashkëshorti shqiptar i një ish-oficereje policie në Britaninë e Madhe është burgosur për shitjen e lëndëve narkotike. Drogën ai e maskonte brenda kutive të markës së orëve luksoze Hublot. Julian Agalliu, 47 vjeç, përdori një aplikacion të koduar për të shpërndarë kokainë dhe kanabis përpara se policia ta kapte.