Top Channel/ Dënohen dy bashkëshortët. Falsifikuan testet e covid për të shkuar në Dubai
03/02/2022 19:48

Dy mësuese nga Shkodra dhe bashkëshortet e tyre që kishin planifikuar për të shkuar me pushime në Dubai u shpallën fajtorë nga Gjykata e Tiranës mbasi falsifikuan testet e covidit. Hetimi i prokurores Elsa Kareci provoi një fenomen të ri të falsifikimit të testeve nga qytetarët që për t’ju shmangur rezultateve të papritura të testit janë gati të paguajnë nën dorë për të siguruar dokumentin shëndetësor. Këtë gjë bënë edhe dy çiftet që paguan për çdo test 3 mijë lekë dhe që sipas gjyqtarit Altin Abdiu, duhen konsideruar fajtorë dhe ndaj u dënuan me kusht. Por ata i thanë gjyqtarit se prenotuan me ofertë dhe nuk donin të rrezikonin nga testi për të djegur udhëtimin. Alfred Bari avokat: vë re një rritje të numrit të personave që thjesht kërkojnë thjesht të shkojnë me pushime, të marrin një test të shpejtë, duke qenë në dijeni të këtij fakti. Ka pasur raste dhe vazhdon të ketë. Përpos hetimit që zbuloi një rrjet për pajisjen me test false të covidit , policia e Tiranës i thotë TCH se rastet më të shumta i ka referuar policia kufitare mbas dyshimeve se testet nuk janë prodhuar nga laboratorët në fjalë. Por avokatët që i përfaqësojnë të akuzuarit shtojnë se fenomeni më i ri është testi fiktiv, pra qytetarët nga frika se mos janë të infektuar lidhen me klinikën dhe prodhojnë testin në fjalë që mos të djegin udhëtimin. Alfred Bari avokat: Dhe prandaj orientohen drejt kësaj pjesës që nuk duan ta dinë apo nuk duan ta pranojnë që mund të jenë të infektuar dhe automatikisht kërkojnë rrugën më të shkurtër. Gjykata deklaron se në kryeqytet për një vit janë dënuar 20 shtetas.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16