Ura e Zerzebilit, e ndodhur ne Gjirokastër, ka pësuar dëmtime të dukshme në strukturën e saj, duke ngritur shqetësime për ruajtjen e kësaj vlere të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Inxhinieri Vaso Polo tregon për Top Channel se dëmtimet kanë ardhur si pasojë e kalimit të mjeteve me tonazh të rëndë, të cilat kanë ndikuar negativisht në qëndrueshmërinë e urës, e ndërtuar për kushte dhe ngarkesa shumë më të kufizuara.