Skulptura “Rrënjët” në shëtitoren bregdetare “Taulantia” në Durrës është dëmtuar dhe është rrethuar për sigurinë e vizitorëve të shumtë që fotografohen pranë saj çdo ditë. Sipas drejtorit të Agjencisë së Parqeve Urbane Durres, Leonard Haka, dëmtimi ka ardhur si pasojë e peshës së vizitorëve që bëjnë foto, si dhe kushteve atmosferike pranë detit. Ajo ka pësuar krisje në strukturë.