Rreth 50 hektarë sipërfaqe e mbjellë me misër në fshatin Drithas në Maliq janë prekur nga insekti i njohur si rrënjengrënësi i misrit. Verifikimet e para nga specialistët konfirmojnë se se shkalla e dëmit ka arritur. Në masën 30% por për dhjetëra fermerë situata mbetet delikate, pasi cikli i dëmtuesit është në zhvillim e sipër. Për fermerët që kanë kultivuar misër, ky vit po kthehet në një makth pasi puna e gjithë muajve dhe investimi në fara, plehra e ujitje po shkon drejt dështimit.