Këputja e telave të tensionit të lartë rreth 4 muaj më parë në zonën e Bradasheshit në Elbasan shkaktoi dëme të konsiderueshme në disa dhjetëra familje. Jo vetëm të gjitha pajisjet eletrike të banesave, por edhe instalimet elektrike u shkatërruan. Pas rreth 4 muajsh banorët ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, ndërkohë janë detyruar të të marrin para borxh për të zëvendësuar dëmin e shkaktuar.