Po cilësohet si historike fotoja e regjistrave policore e bërë ish presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në burgun e Fultonit në Atlanta, ku ai u dorëzua pas akuzave për 13 vepra penale, si pjesë e një padie që rrjedh nga përpjekjet e tij për ta përmbysur humbjen e tij në Xhorxhia gjatë zgjedhjeve të vitit 2020. Publikimi i fotos në fjalë e bën Trumpin ish-presidentin e parë në historinë e SHBA-së qw fotografohet s ii akuzuar.