Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore e 11-vjeçares Vasilika që u vra nga daja e saj në Greqi. Sipas ekspertizës ajo gjeti vdekjen nga goditjet me kaçavidë që i çanë zemrën dhe shpretkën. Në të njëjtën kohë, nuk kishte asnjë gjurmë të abuzimit seksual të vogëlushes. Në dosjen e ngritur nga policia përfshihen akuzat për vrasje me paramendim dhe tentativë përdhunimi.