Pozicioni politik i Serbisë nuk ka qenë “kurrë më i rëndë” dhe i komplikuar se kaq, pohoi presidenti serb Aleksandar Vucic në Berlin, pas një takimi me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock. Komentet e tij erdhën ne vazhden e deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili në takimin që pati në Moskë me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, e krahasoi rastin e Kosovës me atë të Donetskut dhe Luhanskut.